Maqedoni

“Almiri”, sot protesta para Qeverisë

21.03.2018 12:47

Të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, me moton “Pranverë pa Drejtësi”...

Të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, me moton “Pranverë pa Drejtësi”, qytetarët sot në orën 13:00 do të protestojnë përpara Qeverisë së Maqedonisë kundër rikualifikimit të lëndës në rastin e Almir Aliut nga ana e prokurorisë nga “vrasje me paramendim” në “aksident trafiku me pasoja vdekjen”.

Organizatorët apelojnë për sa më shumë masovitet në protesta për të shprehur revoltën për drejtësinë e munguar në rastin e 4 vjeçarit, që u shkel për vdekje nga Boban Iliq, pas një zënke banale mes tij dhe familjarëve të Almirit.

Gjithashtu organizatorët ftojnë qytetarët që duan t’i bashkëngjiten protestës, që të marrin me vete në shenjë simbolike, apo lodra dhe veshje të fëmijëve të tyre, për të treguar se nëse drejtësia vazhdon të mbyllë sytë para fakteve, nesër në vendin e Almirit mund të jetë secili prej të vegjëlve tanë.