Botë

Peru, sekuestrohet 1.5 ton kokainë, destinacion Europën

21.03.2018 13:41

Policia peruane ka sekuestruar në një operacion blic një sasi prej 1.5 ton kokainë, që kishte si destinacion Europën...

Lënda narkotike do të transportohej në rrugë detare, përmes një anijeje kontejnerësh.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Shefi i policisë, gjenerali Richard Zuibate, ka deklaruar se, lënda narkotike u gjet në një kamion në portin Kallao, pranë kryeqytetit Lima.

Mësohet se 7 persona, anëtarë të një bande të njohur si “Ninxhat”, që në fshehtësi hapnin kontejnerët për të ngarkuar drogën, janë arrestuar.

Ai ka saktësuar se, lënda narkotike ishte nisur nga lugina e lumit Apurimak, një nga vatrat e prodhimit të kokainës, ku veprojnë ish-njësitë guerile dhe trafikantët.

Peruja është një ndër tre prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, me rreth 400 tonelata në vit, sipas shifrave të fundit zyrtare.