Maqedoni

Rasti “Almiri”, Kadriu: vrasësi duhet dënuar për vrasje, kjo është drejtësi

21.03.2018 14:50

Profesori i universitetit, Bekim Kadriu, vlerëson se rikualifikimi i një vepre të rëndë në një vepër më të lehtë penale...

Profesori i universitetit, Bekim Kadriu, vlerëson se rikualifikimi i një vepre të rëndë në një vepër më të lehtë penale, shkel parimin e legalitetit në drejtësi. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e drejtë, vrasësi duhet dënuar për vrasje dhe këtu as që duhet diskutuar, këmbëngul Kadriu.
 
“Keni kujdes, nëse bëhet fjalë për vrasje me paramendim, personi duhet të dënohet për vrasje me paramendim, ky është parimi i legalitetit në drejtësi. Kur dikush ka bërë vrasje e e dënoni për një vepër tjetër, cenohet parimi i legalitetit. Doni të bëni një krahasim tjetër? E kam përmendur edhe më herët, rasti i 27 prillit në Kuvend. Kualifikimi i para i veprës ju kujtohen si ishte, “pjesëmarrje në turmë”. Të gjithëve na vinte çudi se si mund të bëhet kjo. Pra, kualifikimi i veprës, mënyra se si prokuroria e kualifikon veprën, ka shumë rëndësi në mënyrën e shqiptimit të drejtësisë. Nëse e kualifikoni një vepër për diçka që është e rëndë, ndërsa ju bëni kualifikim më të lehtë, në fakt nuk kemi shqiptim të drejtësisë, të vërtetë, objektiv dhe të paanshëm, ky është problemi dhe nuk duam të flasim për shans dhe për gjasa. Kualifikimi është ky, vepra është kjo dhe personi duhet të përgjigjet për këtë vepër dhe pikë”,- deklaroi eksperti juridik, Bekim Kadriu.