REGJISTRIMI I POPULLSISË

Ende nuk ka datë për regjistrimin e popullsisë

20.07.2014 18:02

Mundësitë për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë ekzistojnë dhe Maqedonia nuk mund të jetë përjashtim në botë, sa i përket regjistrimit të popullsisë.......

Mundësitë për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë ekzistojnë dhe   Maqedonia nuk mund të jetë përjashtim në botë, sa i përket regjistrimit të popullsisë.

Kështu vlerëson  ish drejtori i Entit shtetërorë për statistikë, Donço Gerasimovski  gjate nje interviste per Radi Evropa e Lire , ku parasegjithash potencon se nëse ekziston vullnet politik  atëherë ekziston mundësia për t’u bërë regjistrimi i popullsisë.

“Procesi mund të realizohet nëse ekziston vullnet politik. Regjistrimi nuk është vetëm për mbledhjen e karakteristikave etnike se kush cilit komunitet i takon. Nëse kemi përgatitje të mirë, kuadër të mirë profesional , mjete financiare dhe nëse kjo sigurohet në teren, atëherë mund të ketë regjistrim” – u shpreh Ish Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Donço Gerasimovski.

Sipas tij, regjistrimi nuk mund të realizohet në një afat të shpejtë kohor për shkak të përgatitjeve të nevojshme,  dhe mungesës së kuadrit profesional”.

“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm duhet të filloj përgatitja për regjistrim që duhet të zbatohet në vitin 2020. Regjistrimi përgatitet më së paku 3-4 vjet. Ne diçka kemi përgatitur, por më së paku do na duhet një vit pasi në përcaktimet ligjore qëndron që përveç përgatitjeve thelbësore  me rëndësi është  6 muaj para dhe pas regjistrimit nuk duhet të ketë ndryshime territoriale” – tha Ish Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Donço Gerasimovski.

Ndërkohë burime nga BDI bëjnë të ditur se kanë pranuar letër nga Kryetari I VMRO Nikolla Gruevski  për cështjen e regjistrimit e cila është prezentuar në kryesinë qendrore  dhe është formuar një grup i cili do të jep versionin se si do të duket procesi i regjistrimit në vendin tone.

Ky version  do të bazohet nga përvojat e mëhershme të  regjistrimit të vitit 2002, nga procesi i regjistrimit i cili dështoi në vitin 2011, por edhe nga përvojat ndërkombëtare në këtë sferë.

Parim i BDI-së nuk do të jetë vetëm implementimi i standardeve që i kërkon Euro-Stat për regjistrimin por edhe implementimi i specifikave të veçanta që kanë të bëjnë për Maqedonine   dhe ngritja  e institucioneve në të cilat do të jenë pjesëmarrës të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve, për të ngritur besimin në të njëjtat institucione që regjistrimi mund të jetë i besueshëm dhe mund të jetë real. Këtij procesi duhet ti shtohet edhe vëzhgimi nga komuniteti ndërkombëtar,  Euro Stati dhe faktorë të tjerë. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)