Përjashtohen deputetët e VV-së që hodhën gaz lotsjellës

21.03.2018 15:09

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se sot do të votohet demarkacioni me Malin e Zi....

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se sot do të votohet demarkacioni me Malin e Zi.

Pas mbledhjes së kryesisë tha se u është imponuar të mbahet mbledhja, pasi ka disa deputetë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nuk do të lejohet të ketë pengesa dhe manipulime. D të kemi mbarëvajtje të procesit dhe vullnet, nuk do të lejojmë askënd të na pengojë, liberalizimi do të ndodh. I keni parë edhe  reagimet e ndërkombëtareve dhe ata presin nga ne të përmbushim detyrat tona. Ramiz Kelmendi dhe Flora Brovina kanë gjendje të rëndë shëndetësore, pesë deputetë janë larguar nga pjesëmarrja e vazhdimit të seancës parlamentare. Mos e cenoni jetën e  bashkëqytetarëve tuaj, nuk janë ata më të mirë se ne, nuk janë më patriotë, janë gënjeshtarë, nuk e duan Kosovën”, - ka thënë Veseli.