Kontesti për emrin, mediat greke: Negociatat në fazë kyçe
Negociatat për emrin e Maqedonisë po hyjnë në fazën kyçe, komentojnë mediat greke....

Negociatat për emrin e Maqedonisë po hyjnë në fazën kyçe, komentojnë mediat greke. Gazeta “Katimerini” analizon se pozitat e Athinës në projekt marrëveshjen greke janë deri diku të njohura dhe përfshijnë 7 pika, ndërsa për 3 prej tyre ekziston marrëveshje, “për emrin (me siguri Gorna Makedonija”), për akronimet dhe për pretendimet irredentiste”.
“Në Athinë edhe më tutje besojnë se zgjidhja e çështjes së emri është diçka që duhet të bëhet që të lirohet kapitali diplomatik nga një rast afatgjatë. Mes pallatit kryeministror dhe MPJ-së ekziston unanimitet për atë se çështja e Shkupit është çështje e kulturës, historisë, trashëgimisë kulturore, ndërsa jo gjeo-politike dhe gjeo-strategjike, siç janë dallimet me Turqinë”,- shkruan “Katimerini”.
“Athina dhe Shkupi i kanë zarfet me pozitat që i parashtrojnë në tryezën negociuese, por përshtypjet e para nuk lënë hapësirë të madhe për optimizëm rreth marrëveshjes konkrete”,- shkruan portali informativ “In”.
Këmbimi i shkrimeve mes të dy vendeve ka qenë në fshehtësi ekstreme që të mos ketë pengesa në procesin negociues, analizon edicioni on-line i gazetës “Proto tema”. (Adnan Hajdari, TVM2)
