Negociatat për emrin, Boshnjakovski: Çështje të tilla nuk zgjidhen përmes mediave
Fshehtësinë në proces e pohoi edhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Boshnjakovski...

Fshehtësinë në proces lidhur me emrin e pohoi edhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Boshnjakovski, që tha se negociatat nuk bëhen para mediave, por nga një ekip që funksionon në sinkron të plotë.
“E dini se këto negociata nuk i zhvillojmë përmes mediave. Ekipi është i përbërë nga ekspertë, nga Ministria e Punëve të Jashtme, kabineti i kryeministrit, megjithatë nuk bëhet fjalë për ekip që funksionon në mënyrë të veçantë për sa i përket negociatave”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Një anketë në Greqi ndërkohë tregon se tashmë 67.5% e grekëve e mbështesin vazhdimin e negociatave. Por, 53.4% besojnë se nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare. Ka edhe ndarje më të madhe në çështjen e emrit, me 44.9% që mbështesin një emër kompleks që përfshin termin “Maqedoni”, ndërsa 46.8% është kundër emrit kompleks, emri “Maqedoni” nuk duhet të ekzistojnë. (Adnan Hajdari, TVM2)
