Rasti “Monstra”, Janeva: Kompetente Prokuroria Speciale

21.03.2018 17:08

Prokuroria Publike Sociale ka marrë nën kompetencë të saj lëndën “Monstra”...

Prokuroria Publike Sociale ka marrë nën kompetencë të saj lëndën “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në prill të vitit 2012.

“Shpresojmë se do të jemi të gatshëm që të bëjmë prezantimin para gjykatës në seancën në prill. Procedura vazhdon në fazën në të cilën ndodhet lënda”,- deklaroi kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, në pres-konferencën e sotme.

Në vrasjen makabre të enjten e madhe para Pashkëve, më 12 prill të 2012, mbetën të vrarë maturantët: Kire Triçkovski, Aleksandar Naqevski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski dhe peshkatari, Borçe Stefanovski.

Për vrasjen e pesëfishtë me burgim të përjetshëm u dënuan: Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta, të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe këmbëngulnin se janë të pafajshëm.

Pas pezullimit të aktgjykimeve, Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar liroi nga burgu Agimin, Hakiun, Saminë dhe Fejziun, ndaj të cilëve caktoi masë kujdesi. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq ende janë të pakapshëm për drejtësinë, edhe pse kërkohen me fletëarrest ndërkombëtar.