Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Hahn: Demokracia nuk ka vend për sjellje të tilla
21.03.2018 17:23
Për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga Vetëvendosje, ka reaguar komisioneri europian për zgjerim, Johannes Hahn....

Për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga Vetëvendosje, ka reaguar komisioneri europian për zgjerim, Johannes Hahn.
“E dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët kosovarë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap drejt liberalizimit të vizave”,- ka thënë Hahn.
