Rastet e reja të PPS-së, Gruevski: Defokusim nga emri dhe dygjuhësia
Ish-kryeministri Gruevski i ka hedhur poshtë akuzat e sotme të Speciales....

Ish-kryeministri Gruevski i ka hedhur poshtë akuzat e sotme të Speciales për përfshirjen e tij në rastet “Regjistrimi” dhe “Aktori”.
Ai akuzon qeverinë për ajkë politike ndaj tij dhe VMRO-së dhe se përmes rasteve të tilla kërkon të defokusojë opinionin publik nga planet për ndryshimin e emrit të vendit dhe vendosjes së dygjuhësisë.
“Ne kemi pasur shumë bisedime, me siguri që kemi diskutuar edhe për regjistrimin sepse kemi qenë të shqetësuar për atë që ndodhte, por ne nuk jemi njerëzit që sjellim vendimet për këtë, e as që jemi marrë vesh. Vendimet i marrin organet shtetërore, më saktë Komisioni Shtetëror, dhe jam shumë i bindur, duke sjellë ndër mend që ka pasur shumë probleme në atë kohë, që ai Komisioni Shtetëror ka marrë vendimin e duhur”,- deklaroi ish-kryeministri, Nikolla Gruevski.
