Maqedoni

Protestat “Drejtësi për Almirin”, Qeveria: Angazhohemi për sundimin e së drejtës

21.03.2018 18:19

Qeveria ka reaguar ndaj protestës kundër vendimit për rikualifikimin e lëndës në rastin e vrasjes së Almir Aliut...

Qeveria thekson se angazhohet për reforma në drejtësi dhe tenton të kthejë paanshmërinë, pavarësinë dhe sundimin e së drejtës.
 
“Qeveria e Maqedonisë mbetet në qëndrimin se të gjitha vendimet gjyqësore janë vendime të organeve të drejtësisë, si institucione të pavarura. Qeveria me kujdes të veçantë do të marrë parasysh mesazhet nga protestat e sotme me rastin e vdekjes tragjike të Almir Aliut nga Kumanova. Ky qëndrim i qeverisë është në drejtim të angazhimeve për reforma në drejtësi, sistem në të cilin duhet të kthehet dinjiteti dhe besimi”,- thonë nga qeveria, e cila njëkohësisht ka dënuar të gjitha shprehjet dhe thirrjet që përmbajnë urrejtje dhe radikalizëm.