ShBA, ekzekutohet bombëvënësi i Austinit
Njeriu që terrorizoi Austin në Teksas me vendosjen e disa bombave vdekjeprurëse, është vrarë nga policia...

I dyshuari u qëllua pasi ka qenë duke vendosur një tjetër eksploziv, këtë herë pranë një rruge ndërshtetërore. Hetimet në vendngjarje tani i ka marrë në dorë FBI-ja.
Ngjarja pason me katër shpërthime bombash në Austin dhe një në Schertz, 104 km në jug të kryeqytetit. Seria e shpërthimeve nisi në fillim të marsit me vrasjen e një 29 vjeçari. Viktima e dytë u bë një i ri 17 vjeçar, i cili gjeti një pako tek dera e shtëpisë dhe e futi brenda, duke bërë që të plagosej edhe nëna e tij.
Disa orë më vonë bomba e radhës lëndoi një grua hispanike 75 vjeçare, dy persona morën plagë të lehta në 18 mars dhe të martën u regjistrua një shpërthim në një depo të FedEx-it në Schertz, duke lënduar lehtë një punonjës. Edhe kjo pako-bombë, sipas policisë, do të duhej të ishte dërguar në Austin përmes postës.
