Botë
Ratifikohet demrakacioni me Malin e zi, 80 vota pro,11 kundër dhe asnjë apstenim
21.03.2018 19:34
Kuvendi i Kosovës arriti ti siguroj 80 votat e nevojshme per ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi...

Votimi u bë në përpjekjen e pestë, pasi deputetët e Vetëvendosjes opozitare me hedhjen e bombolave të gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës kater herë ia dolën të parandalonin ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, meqë vlerësonin se Kosova me këtë marrveshje humb teritor.
Për shkak të gazit lotësjellës Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim që të përjashtojë nga vazhdimi i seancës për demarkacionin pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas miratimit të demarkacionit tha se morri fund dimri i gjatë politik. Sipas tij, qytetarët do të lëvizin lirshëm pa viza deri në fund të vitit.
"Urime dita e parë e pranverës, sot merr fund dimri i gjatë politik. Dëshiroj të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë zyrtarët e BE të ju uroj edhe atyre sepse kanë pas një përkushtim të jashtëzakonshëm. Falënderoj koleget e opozitës të cilët kanë qenë konstruktiv e keni parasysh që po flas për LDK. Ajo çfarë është vlerësim i të gjithëve së bashku është se kriteri kryesor ka përfunduar kemi sinjale pozitive që Kosova ka pasur zhvillim në sundimin e ligjit.Jam i bindur që deri në fund të këtij viti të kemi liberalizim të vizave”, tha Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi Ambasadori amerikan Greg Delaëie, tha se ky është lajm i mrekullueshëm,dhe se kjo është gjëja e duhur për të ardhmen e Kosovës.
“Ky është lajm i mrekullueshëm kjo është bërë gjëja e duhur. Lajm tepër i mirë”, tha Greg Delaëie, Ambasadori amerikan.
Kreu I vetëvendosjes Albin Kurti tha se votat e 80 deputetëve pro Demarkacionit ju bashkuan tradhtisë së presidentit Thaçit.
“Sot 80 deputetë iu bashkuan tradhtisë së zotëri Thaçit iu bashkuan Ne jemi më të bindur se kurrë se njëherë është dashur të bëhet korrigjimi e më pas ratifikimi që njëherë është dashur të zbatohet kushti për luftimin e korrupsionit e më pas demarkacioni me Malin e Zi. Është e qartë që Veseli shau publikisht dhe një gjë ë tillë është tejet e paskrupullt që të mos reagoj qytetarët meqenëse ky është njeriu më i gabuar”, tha ALBIN KURTI, kreu i vetëvendosjes.
Ratifikimi I demarkacionit pritet të rezultojë me liberalizimin e vizave për kosovarët, pasi ky ishte kushti që ishte vënë nga Brukseli
GYLTENE SINANI
