Maqedoni

Tetovë, zjarr në një ndërtesë, nuk ka të lënduar

21.03.2018 20:32

Ekipet e zjarrfiksave me tre kamionë cisterne kundër zjarrit , kanë luftuar për orë të tëra me zjarrin që kaploi ndërtesën përballë shkollës Liria në Tetovë..

Zjarri sëpari ka shpërthyer në oxhakun e ndërtesës dhe më pas ka kapluar edhe çatinë e ndërtesës e cila është nga druri. Fatmirësisht të gjithë banorët që jetoj janë evokuar nga ndërtesa ku kaploi zjarri.
 
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen  por dyshohet se ai ka nisur nga nga oxhaku, ose ashensori i ndërtesës. Banorët shprehen se zjarri ka filluar nga banesa e gjashtë dhe ka kapluar me shpejtësi tërë kulmin e ndërtesës. 
 
“Shkaqet ende enuk dihen për mometi se cka ka ndodhur.Dihet se kulmi i ndërtesës është me dru dhe besojë se shumë vështir do të ndalohet”, tha një banor.
 
Shumica e ndërtesave që ndërtohen janë pa shkallë ndihmëse.