Maqedoni

Mot i ftohtë dhe me reshje të dëborës

22.03.2018 09:08

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët jugore reshje të shiut dhe borës. Është e mundur paraqitje e izoluar e shiut të ngrirë.
 
Nesër në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme dhe do të reshin mbi 15 l/m2, ndërsa në pjesën veriperëndimore edhe mbi 20l/m2.
 
Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë e borës, ndërsa në viset malore dukshëm do të rritet.
 
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në gjashtë gradë Celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe ftohtë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në një gradë.