MUNDJE

Eliminohen Sejfullahu dhe Jovanov

20.07.2014 18:18

Dy përfaqësuesit e vetëm të Maqedonisë, Elmedin Sejfullahu dhe Gjorgi Jovanov, në kampionatin botëror në mundje për kadet, që po mbahet në Snina të Sllovakisë, nuk patën fat dhe pa asnjë fitore, kthehen në shtëpi.....

Dy përfaqësuesit e vetëm të Maqedonisë, Elmedin Sejfullahu dhe Gjorgi Jovanov, në kampionatin botëror në mundje për kadet, që po mbahet në Snina të Sllovakisë, nuk patën fat dhe pa asnjë fitore, kthehen në shtëpi.

Nga dy garuesit e seleksionuesit Sedat Baftiu, më i pafat ishte pa dyshim mundësi I klubit të mundjes Liria, Elmedin Sejfullahu, bartës i dy medaljeve të bronzta nga dy evropianet e fundit. Në kategorinë deri në 54 kilogram, që në luftën e tij të parë, në 1/8 e finaleve, ai u desht të ndeshet me kampionin e ri botëror, rusin Vadim Bikoev, nga i cili humbi me tush teknik.

Pasi Bigoev, u plasua deri në finale, Sejfullahu u përfitua me të drejtën që të garoj edhe në repasazh, ku njëashtu hasi në një kundërshtar tjetër shumë të vështirë, Bagdulet Jermek nga Kazakistani.

Nga ana tjetër, për dallim nga Sejfullahu, shkaku i rangimit më të dobët, Gjorgi Jovanov, në kategorinë deri në 69 kilogram, u desht të paraqitet që nga raundi i parë, me ç`rast u mposht me 8-1 nga bullgari Bekir Xhan, i cili që në raundin e ardhshëm u eliminua nga Pritam Pritam nga India. Ky rezultat i dobët, nuk duhet ti demoralizoj mundësit e ri, veqanërisht Elmedin Sejfullahun, të cilin muajin e ardhshëm e pret një paraqitje tjetër, në një garë të madhe.

Prej 16 e deri më 28 gusht, në Nangjing të Kinës, do të mbahen Lojërat e Dyta Olimpikë për junior, në të cilat në mesin e pesë sportistëve, Maqedoninë, në mundje do ta prezantoj fituesi i dy medaljeve të bronzta, nga evropianet në Tivar dhe Samokov.

Shkaku i paraqitjes në Kinë, Sejfullahu në Sllovaki u desht të paraqitet në një kategori olimpike, ate të 54 kilogram, që është për dy kategori më shumë sesa e zakonta për te, ajo e 48 kilogram. (Mustafa Ademi, TVM2)