Botë
Trump mbron vendimin e tij për të uruar Putinin
22.03.2018 09:27
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të uruar presidentin rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhje...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të uruar presidentin rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhje, duke thënë se marrëdhëniet e mira me Rusinë janë të domosdoshme për të zgjidhur disa prje problemeve të botës.
“Media e lajmeve të rreme është çmenduar sepse ata duan ta dëmtojnë atë. Ata e kanë gabim. Raportet e mira me Rusinë dhe të tjerët është gjë e mirë, jo gjë e keqe”, ka shkruar presidenti Trump në Twitter.
“Ata mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problmeve me Korenë e Veriut, Sirinë, Ukrainën, [Shtetin Islamik], Iranin dhe madje edhe garën e armëve”, ka shkruar Trump në një postim tjetër në Twitter.
Trump është kritikuar pasi ia ka uruar Putinin gjatë një bisede telefonike më 20 mars, për rizgjedhjen e tij si president./eropaelire
