Maqedoni

Befason bora, e vështirëson komunikacionin

22.03.2018 10:23

Bora, që prej mbrëmë bie intensivisht, shkaktoi ngecje në komunikacion në disa akse rrugore, posaçërisht në Maqedoninë Perëndimore...

LAMM dhe NP “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se prej orës 06:20 është vendosur ndalesë për qarkullim të kamionëve në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë.

Prej orës 05:30 ndalesë për qarkullim të kamionëve ka edhe në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, përmes qafës malore Strazhë. Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa.

Borë bie në Straçin, në Mavrovë, Strazhë, Bukovë, Gjavatë, Kodrën e Diellit, Preskë dhe në Smojmoirovë. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. Bora tani për tani nuk shkakton ngecje në qarkullimin ajror dhe atë hekurudhor.