Botë

Katalonja, sot votim për zgjedhjen e kryetarit të ri

22.03.2018 10:45

Kryetari i parlamentit katalanas Roger Torent mbrëmë njoftoi se sot do të mbahet votimi për kryetar të ri të kësaj krahine spanjolle...

Mbështetje më të madhe kanë Zhordi Turul, lider i mëparshëm në presidencën katalonase.
 
Turul është kandidati i tretë i propozuar për këtë funksion pas tentimeve të pasuksesshme të zgjidhet përsëri kryetari i shkarkuar Karles Puxhdemon i cili tani gjendet në mërgim.
 
Turul është propozuar si kandidat për president të asaj krahine pasi që kandidati separatist Zhordi Sançez ka hequr dorë nga kandidatura.
 
Partitë separatiste më parë e propozuan Sançez, i cili është në burg, për president të ri, por Gjykata e Lartë spanjolle i ndaloi që të marrë pjesë në votim dhe zgjedhjen e tij e bëri pothuajse të pamundur.