Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Tarifa”
Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e PPS-së, “Tarifa”...

Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e PPS-së, “Tarifa”, në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski, dhe dy persona të tjerë.
Prokurorët e PPS-së në seancat e kaluara gjyqësore thanë se do të dëshmojnë se si tre personat zyrtarë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, ndërsa të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Sipas aktakuzës së PPS-së, të akuzuarit dyshohen për blerje të paligjshme të sistemeve softuerike për nevojat e kompanisë shtetërore dhe gjatë shpalljes së tenderit në mënyrë ilegale kanë favorizuar disa kompani.
Nga PPS thonë se gjatë këtyre keqpërdorimeve është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit për rreth katër milionë euro.
