ShBA, stuhia e borës prek 70 milionë persona
70 milionë amerikanë në rajonin verilindor të ShBA-ve janë ndikuar nga stuhia e borës...

70 milionë amerikanë në rajonin verilindor të ShBA-ve janë ndikuar nga stuhia e borës, e cila po përjetohet për herë të katërt në tre javët e fundit.
Sipas mediave amerikane, stuhia e borës e cila në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme ka kapluar provincat verilindore të shtetit, ka ndikuar negativisht ne jetën e rreth 70 milionë personave.
Stuhia dhe të reshurat intensive të borës, të cilat mbrëmë filluan në Philadelphia dhe Uashington, në orët e mëngjesit kanë arritur edhe në Nju Jork.
Në Uashington sot qeveria federale dhe institucionet shtetërore ishin të mbyllura, ndërsa në tre qytete u pezullua edhe mësimi shkollor.
Stuhia e borës ka shkaktuar ndërprerje në udhëtimet e metrosë në Nju Jork, ndërsa ka ndikuar negativisht edhe në transportin në provincën Nju Xhersi.
Sipas të dhënave të “FlightAware”, kompania e cila ofron shërbime të fluturimeve, që nga nata e ditës së djeshme në rreth 25 mijë fluturime në ShBA kishte vonesa.
Sipas të dhënave, dje në vend kishte vonesa në 15 mijë fluturime, kurse 1 mijë e 100 fluturime janë anuluar.
Duke filluar prej orës 14.30 (sipas orës lokale) kishte vonesa në 9 mijë e 800 fluturime, kurse 4 mijë e 800 të tjerë u anuluan.
Në stuhitë e borës në verilindje të ShBA-ve në datat 3 mars, 8 mars dhe 13 mars ishin anuluar më shumë se 9 mijë fluturime, kurse 2 milionë persona kishin mbetur pa energji elektrike.
