Maqedoni

Nikos Koxias për vizitë dyditore në Shkup

22.03.2018 12:07

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Koxias, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë...

Koxias, i cili do të udhëheq delegacionin grek, pritet të zbresë në aeroportin e Shkupit. Kjo është hera e parë që një zyrtar grek të vijë në rrugë ajrore, gjë që i atribuohet ndërrimit të emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Koxias do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, për t’u prezantuar drejtpërdrejt draft-propozimet greke e për të dëgjuar mendimin e Shkupit zyrtar rreth tyre.