Maqedoni

Në kazermën e Tetovës plagosen me armë zjarri dy ushtarë të ARM-së

22.03.2018 12:21

Dy ushtarë janë lënduar me armë zjarri në Kazermën e Tetovës...

Sot rreth orës 10:15 minuta, në Repartin e Kirurgjisë janë pranuar dy ushtarë të ARM-së, Mirosllav Jovanovski - i lindur në vitin 1991 nga fshati Saraçinë, i cili menjëherë është futur në sallën e operacionit, dhe Veli Shabani - i lindur në vitin 1981 nga Shkupi, i cili për shkak të lëndimeve serioze, si rast urgjent, është dërguar në Klinikat e Shkupit.
 
Incidenti ka ndodhur në kazermën e Tetovës, derisa lëndimet janë shkaktuar me armë zjarri.