BDI takon familjarët e Almirit
Deputetët e BDI-së takohen me familjarët e Almirit. Ata për këtë rastin do të iniciojnë një Komision Parlamentar...

Deputetët e BDI-së takohen me familjarët e Almirit. Ata për këtë rastin do të iniciojnë një Komision Parlamentar, ku do të rishikohet i gjithë rasti gjyqësor për Almirin.
Avokati i familjes Aliu, Alispahiq, njoftoi se pret që në këtë proces do të zbardhen të gjitha shkeljet procedurale dhe padrejtësitë e bëra nga Prokuroria.
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, tha se vendimi i Prokurorisë është marrë para se të vijë Jovevski në pozitë, ndërsa pret që kryeprokurori i tanishëm të reflektojë në lidhje me këtë rast dhe të mos rrijë duarlidhur.
Iniciativa për formimin e Komisionit Parlamentar do të dorëzohet qysh sot, ndërsa u kërkua mbështetja e të gjitha partive, me qëllim që ky proces të mos marrë kahje politike, partiake apo etnike.
