Rosberg i pakompromis në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë
Niko Rosberg nga ekipi i Mercedesit është fituesi i garës për Çmimin e Madh të Gjermanisë, që u mbajt sot në shtegun Hockenheim....

Niko Rosberg nga ekipi i Mercedesit është fituesi i garës për Çmimin e Madh të Gjermanisë, që u mbajt sot në shtegun Hockenheim.
Piloti vendas, nuk kishte probleme që nga fillimi e deri në fund të garës, duke ngadhnjyer me kohë prej 1 orë, 33 minuta e 42 sekonda, për triumf të katërt dhe podium të nëntë nga gjithsej dhjetë garat e mbajtura sivjet.
Në pozitën e dytë, u ndal suprirza e garave të fundit, finlandezi i Williamsit, Valteri Botas, duke u ngjitur në piadestal për herë të tretë rrishtaz. Vozitësi i dytë i Mercedesit, Lewis Hamilton, kishte një garë mbreslënëse, të cilën e nisi nga pozita e 20-t, duke e përfunduar me plasman të shkëlqyeshëm, në piadestal dhe në vendin e tretë.
Deri te plasmani në pikë, erdhën edhe Vettel, Alonso, Ricciardo, Hulkenberg, Button, Magnussen dhe Perez. Me 25 pikët e reja të fituara sot, Niko Rosberg, ka rritur sërish epërsinë kundrejt kolegut të tij Hamiltonit, në rënditjen e përgjithshme të ngasësve. Gjermani, tani ka 190 pikë të tubuara, 14 më tepër se britaniku.
Në klasifikimin e konstruktorëve, Mercedesi vazhdon të marshoj I pakompromis dhe tani ka 366 pikë, 188 më tepër se ekipi i Red Bullit në pozitën e dytë. Gara e ardhshme në Formula 1, në program do të jetë që javën e ardhshme, me ç`rast do të mbahet Çmimi i Madh i Hungarisë, në shtegun Hungaroring. (Mustafa Ademi, TVM2)
