Botë
Çeki, shpërthim në fabrikën kimike, 6 të vdekur
22.03.2018 13:24
Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë kimike në Çeki....

Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e zjarrfikësve tha se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur disa persona, numri i të cilëve nuk dihet ende.
Fabrika “Synthos” ndodhet në qytetin e Kralupy nad Vltavou, në veri të Pragës. Nuk ka ende detaje mbi shkakun e këtij shpërthimi.
