"TOUR DE FRANCE"

Etapa e 15 e “Tour De France”, për norvegjezin Aleksander Kristof

20.07.2014 18:39

Ciklisti i ekipit norvegjez Katusha, Aleksander Kristof, erdhi deri te triumfi në etapën e 15-të në garës më prestigjiozë në ciklizëm, “Tour De France”…

Ciklisti i ekipit norvegjez Katusha, Aleksander Kristof, erdhi deri te triumfi në etapën e 15-të në garës më prestigjiozë në ciklizëm, “Tour De France”. 

Norvegjezi, 222 kilometrat e mundimshme prej qytetit Tiljar e deri në Nim, i kaloi si i pari, për fitoren e dytë etapore në garën e sivjeme, më së shumti fal sprintit të shkëlqyeshëm në metrat e fundit.

Në luftën për të triumfuar, Kristof arriti të fitoj para australinait Hajnrih Hausler nga skuadra Garmisch-Sharp dhe ciklistit të Kanondeljas, sllovakut Peter Sagan. Lideri në plasmanin e përgjithshëm, italiani Vinçenco Nibali, në cak arriti bashkë me grupin kryesues, edhe pse disa herë kishte vështirsi të mëdha, shkaku i motit të ligë. Megjithatë, para ditës së fundit të pushimit në garën e sivjeme më prestigjioze, ka më shumë se katër sekonda e gjysëm përparsi para spanjollit të ekipit Movistar, Alehandro Valverde.

Dita e hënë në “Tour De France” është e lirë, ndërsa garimi vazhdon të martën, me etapën malore nga Karkasone deri në Bangneres de Luchon, që është e gjatë 237.5 kilometra.