Rikthehet dimri me reshje bore e shiu
Dita e dytë e pranverës ka ardhur me reshje të forta bore pothuajse në të gjithë Europën dhe në Shtetet e Bashkuara....

Reshjet e ditëve të fundit në Shqipëri kanë përkeqësuar situatën me përmbytjet. 5 mijë hektarë tokë janë nën ujë, qindra shtëpi janë të izoluara tërësisht, ka shumë rrugë të dëmtuara. Problem mbetet edhe furnizimi me ujë të pijshëm, pasi shumica e ujësjellësve të zonës së Nën-Shkodrës janë jashtë funksionit.
Në Hungari temperaturat e ulëta, shiu i akullt dhe reshjet e borës kanë detyruar autoritetet të lëshojnë alarmin portokalli. Meteorologët parashohin që reshjet e borës të bien pa pushim deri nesër në mëngjes.
Në Itali shkollat janë mbyllur deri të premten. Po vëzhgohen me kujdes lumenjtë për shkak të rrezikut nga vërshimet. Moti i keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka detyruar autoritetet të mbyllin Shtëpinë e Bardhë për vizitorët.
Në Uashington dhe Nju Jork janë anuluar shumë fluturime, janë mbyllur shkollat dhe shumë zyra administrative. Gjithashtu janë anuluar shumë evente publike, madje është shtyrë edhe mbledhja e qeverisë me presidentin Trump.
