MPB: Kapen 91 kilogram marihuanë në Kërçovë
Në qytetin e Kërçovës, policia ka arrestuar tre persona nga Shkupi dhe ka konfiskuar 91 kg marihuanë...

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ndaj tre të arrestuarve është dërguar padi penale deri tek Prokuroria Publike, por edhe ndaj tre të tjerëve, dy nga Shkupi dhe një nga Struga, të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “prodhim të palejuar të substancave narkotike”.
Toni Angellovski nga Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se “të paditurit penalisht kanë siguruar marihuanën nga Shqipëria fqinje dhe e kanë fshehur në Strugë, me qëllim që ta transportojnë në Shkup. Dje gjatë orëve të mëngjesit marihuana duhej të ishte sjellë në Shkup. Ajo ka qenë e vendosur në automobil udhëtimi të llojit Mercedes me targa të Shkupit, në të cilën ishin dy nga të ndaluarit. Para kësaj veture në rolin e të ashtuquajturit “pastrues” ka ecur automobili i llojit BMW, me targa të Prilepit, i drejtuar nga njëri prej të ndaluarve”,- tha Angellovski.
