Vetëvritet futbollisti gjerman Andreas Biermann
Mbrojtësi, i lindur në vitin 1980, kishte vite që luftonte me depresionin, madje e kishte shkruar edhe një libër për këtë.......

Futbollisti gjerman, Andreas Biermann i ka dhënë fund jetës së tij, pas problemeve me depresionin, me ç`rast ky është rasti i dytë që i ndodh një lojtari, pas Robert Enkes në vitin 2009.
Pesë vjet pas vetëvrasjes të portierit të reprezentacionit të Gjermanisë, ka arritur lajmi për vdekjen e një lojtari tjetër, Andreas Biermann.
Mbrojtësi, i lindur në vitin 1980, kishte vite që luftonte me depresionin, madje e kishte shkruar edhe një libër për këtë. Ai e kishte nisur karrierën në Hertha Berlin, ndërsa kishte luajtur edhe për skuadra si Union Berlin, Tenis Borusia e St. Pauli, derisa klubi i tij i fundit ishte Spandauer Kickers.
Biermann kishte provuar të bënte vetëvrasje tri herë: në 2003, 2009 e 2012, por nuk ia kishte dalur.
