Maqedoni

Gjykata Penale, seanca për rastet “Tortura” dhe “Treqind”

23.03.2018 09:33

Seanca të reja në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen për lëndët e PPS-së “Tortura” dhe “Treqind”...

“Tortura”, që ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në “Tortura” të akuzuar janë ish-njeriu i parë i njësisë “Alfa”, Ivica Antevski-Puki, dhe pesë pjesëtarë të njësisë për arrestimin e Boshkovskit.

Duke vepruar për ankesën e PPS-së, Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe e miratoi akuzën kundër ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Në lëndën “Treqind” i akuzuar është ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski, për furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.

Sipas të akuzuarve, Popovski me këtë furnizim e ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 453.570 eurosh.

Prokuroria Speciale Publike pohoi se Popovski tenderin për blerje, servisim dhe mirëmbajtje të automjeteve ua ka ndarë firmave të cilat nuk kanë pasur ofertë më të lirë.