Botë

68-vjeçarja shkakton aksident me vdekje

23.03.2018 11:18

Një 68-vjeçare ka ngatërruar pedalen e frenave me atë të gazit duke dalë nga rruga...

Një 68-vjeçare ka ngatërruar pedalen e frenave me atë të gazit duke dalë nga rruga, e duke përplasur dy këmbësorë që ishte në trotuar.
 
Fatkeqësisht nga aksidenti që ndodhi në Reading të Anglisë i ka marrë jetën 44-vjeçares Sonata Saulytyte, e cila kishte udhëtuar nga Lituania për të vizituar mbesën e saj.
 
Aksidenti ka ndodhur 2 vite më parë, por vetëm pak ditë më parë është dhënë dënime me 28 muaj burg për 68-vjeçaren Pertpall Sall./Top Channel