PUSHIMET VERORE

Qytetarët për plazh preferojnë bregdetin shqiptarë

20.07.2014 18:54

Dëshira e madhe për të parë dhe ndjere bukurit dhe perlat e bregdetit shqiptar vazhdojnë edhe gjatë muajit korrik......

Edhe këtë vit për qytetarët e Maqedonisë bregdeti shqiptar është destinacioni i tyre i preferuar për të kaluar pushimet verore.  Dëshira e madhe për të parë dhe ndjere bukurit dhe perlat e bregdetit shqiptar vazhdojnë edhe gjatë muajit korrik.

“6-7 viteve të fundit jam vetëm në Shqipëri, për cdo vit në tjetër qytet, më interesant më vjen pjesa e veriut. Për cmimet me të vërtet është më lirë dhe definitivisht pse është shtet shqiptar shtet amë”.

“Në Shqipëri do të shkoj, mendoj se është shumë më mirë atje për dallim nga Greqia, nuk më shkohet atje pse është shumë më shtrenjtë”.

“Në Shqipëri cdo vit shkoj i mirë është shumë, deti është I mirë dhe është vend shqiptar.

Këtë vit Ksamili është një prej vendeve bregdetare më të preferuara për turistët e Maqedonisë pa lënë anash edhe  Sarandën, Vlorën dhe Durrësi, thonë nga Agjencite Turistike”.

“Edhe këtë vit ka interesimt të madh, vendet që më shumë i kërkojnë tek ne janë Ksamili, Saranda dhe Durrësi. Më shumë interesim ka për Ksamilin atje çmimet shkojnë 25 euro, kurse apartamentet janë 35. Shkojnë në Ksamil pasi uji është më i mirë dhe është më i pastër dhe ju pëlqen shumë bregdeti. Saranda i ka çmimet pak më të ulta se Ksamili, sepse interesimi është më i madh për Ksamil, në Sarandë janë 30 garsonjer dhe apartamenti, kurse akomodimi hotilerik është nga 15 -35 euro me mëngjes për një person” – tha Sinan Ahmeti, Pronar i Agjencionit Turistik.

Gjatë muajit gusht numri i pronontimeve është edhe më i madh, kërkesat vazhdojnë të jenë për detin Adriatik dhe Jon.

“Gjatë majit gusht pritet një fluks më i madh sepse kuptohet që Ramazani e bëri të vetën, shumica e kanë lënë pas Ramazanit apo pas Bajramait të shkojnë” - tha Sinan Ahmeti, Pronar i Agjencionit Turistik.

Çmimet e volitshme, hotelet që kënaqin gustot e sejcilit dhe ndjenjat e të qenit sigurt në atdhe shpesh janë disa prej shkaqeve që i shtyejnë qytetarët tanë të kalojnë pushimet në Shqipëri. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)