Botë

Trump me këshilltar të ri për siguri kombëtare

23.03.2018 12:47

Presidenti amerikan, Donald Tramp, këshilltar të tij për Siguri Kombëtare e zgjodhi Xhon Bolton, ish-ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara...

Tramp në Twitter publikoi se Bolton do ta zëvendësojë këshilltarin e tij aktual, Herbert Mekmaster.

“Me gëzim publikoj se prej 9 prillit 2018 ambasadori, Xhon Bolton, do të jetë këshilltari im i ri për siguri kombëtare. Makmaster mbaroi një punë të mrekullueshme dhe gjithmonë do të mbetet miku im”,- ka thënë Tramp.

Bolton, i cili e mbështeti përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit dhe Koresë së Veriut, gjithashtu është ithtar i kursit “të fortë” ndaj Rusisë.

Ai është këshilltari i tretë për Siguri Kombëtare i Trampit për 14 muaj.

Shtëpia e Bardhë pohon se vendimi Mekmaster ta braktis funksionin ka qenë i ndërsjellë.