Botë

Çeki: Shumica e viktimave nga shpërthimi në uzinën kimike janë nga Rumania

23.03.2018 13:39

Pesë nga gjashtë personat e vrarë në shpërthimin në një uzinë kimike në Çeki janë nga Rumania...

Pesë nga gjashtë personat e vrarë në shpërthimin në një uzinë kimike në Çeki janë nga Rumania, ka njoftuar Ministria e Jashtme në Bukuresht.
 
“Numri i shtetasve rumunë të vrarë në këtë tragjedi është rritur në pesë”, ka thënë kjo Ministri.
 
Incidenti ka ndodhur më 22 mars në qytetin Kralupy-nad-Vltavou, 30 kilometra në veri të Pragës.
 
Kombësia e viktimës së gjashtë ende nuk është bërë publike.
 
Ndërkaq, dy persona janë dërguar në spital dhe raportohet se njëri prej tyre ka “lëndime të rënda në fytyrë”, ndërkaq i lënduari i dytë ka plagë të shkaktuara nga djegia.
 
Uzina kimike ishte pjesë e një kompleksi të grupit kimik çek Unipetrol.
 
Shpërthimi ndodhi teksa po pastroheshin rezervuarët, kanë njoftuar shërbimet e emergjencës.
 
Tashmë kanë nisur hetimet lidhur me këtë shpërthim./evropaelire