Maqedoni
Vizita e Kotziasit, protestë para Ministrisë së Jashtme
23.03.2018 15:01
Një grup qytetarët protestuan edhe sot para Ministrisë së Jashtme gjatë kohës kur mbahej takimi mes shefave të diplomacive...

Një grup qytetarët protestuan edhe sot para Ministrisë së Jashtme gjatë kohës kur mbahej takimi mes shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Kotzias.
Ata u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë rreth mënyrës se si po zhvillohen bisedimet mes dy palëve për zgjidhjen e kontestit me emrin. Porositën se qytetarët janë kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe kundër këtyre bisedimeve.
“Stop gjenocidit në Maqedoni”, “Stop racizmit dhe diskriminimit të maqedonasve”, “Stop holokaustit ndaj maqedonasve”, ishin pjesë e porosive të protestuesve.
“Negociatorët tanë mund të propozojnë dy zgjidhje, njëra mund të jetë Maqedonia antike, e tjetra Maqedonia etnike. Të dyja këto zgjidhje kanë përcaktim gjeografik, e nëse pala greke i pranon, pastaj mund të dakordohemi edhe për territorin. Nuk mund të harrojmë që ata i kanë përzënë maqedonasit e Egjeut, Kosturi, Kutleshi, Kukushi ishin qytete maqedonase”,- deklaroi një protestues.
“Politikat joprincipiele, marrëveshja për emrin dhe të gjitha marrëveshjet e tjera që kanë në plan t’i nënshkruajnë, janë shkelje të të drejtave demokratike dhe kushtetuese dhe të drejta për të zgjedhur. Në fakt, edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin jodemokratike, e si të tilla jolegjitime. Kjo qeveri që doli nga zgjedhje jolegjitime, nuk ka legjitimitet të nënshkruajë marrëveshje as me Greqinë e as me dikë tjetër, pasi këto marrëveshje janë jolegjitime”,- theksoi një protestues.
