Maqedoni
Rasti “Tortura” shtyhet për më 7 maj, Mijallkov nuk erdhi në gjykatë, nuk kishte ftesë
23.03.2018 17:17
Është shtyrë për më 7 maj gjykimi për rastin “Tortura”, pasi sot mungoi i dyshuari kryesor, ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov...

Gjykata nuk ka arritur të gjejë të dyshuarin kryesor në rastin ku gjykohet mënyra e arrestimit të Ljube Boshkovski, kryetarit të partisë “Të bashkuar për Maqedoni”.
Mbrojtja e Mijallkovit arsyetoi mungesën me faktin se i dyshuari nuk e ka marrë ftesën që i është dërguar në adresën e vjetër, edhe pse Mijallkov ka treguar se e ka ndërruar adresën e banimit. Prokurori special, Ljubomir Lape, i propozoi gjykatës që, nëse nuk e gjen dot Mijallkovin në adresën private për t’ia dorëzuar fletëthirrjen për në gjykim, t’ia japë kërkesën të martën, në orën 12, kur Mijallkov është i detyruar të paraqitet në gjykatë për rastin “Target - Fortesa”. Të pranishëm në gjykim ishin 6 të dyshuarit e tjerë nga njësiti policor “Alfa” dhe i dëmtuari, Ljube Boshkovski.
