Maqedoni
Ligji për përdorimin e gjuhëve, Timonie: Respektoni konsensusin, ju presin reformat
23.03.2018 18:16
Ambasadori francez, Kristijan Timonie, kërkon që palët të respektojnë shpirtin e konsensusit në këtë fazë kur ende pritet finalizimi i ligjit të gjuhëve...

Sipas tij, ligji u soll me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike, e duhet parë pikërisht në këtë këndvështrim. Timonie përkujton politikën se pas miratimit të ligjit vendi duhet t’u përkushtohet reformave.
“Bëhet fjalë për proces të brendshëm të Maqedonisë. Duhet të respektohet dialogu. Ky ligj ende nuk është miratuar, por para fuqizimit dhe zbatimit tij duhet të respektohet shpirti i konsensusit. Ky ligj është propozuar dhe sjell me qëllim që të përmirësojë marrëdhëniet në Maqedoni dhe mendoj se duhet të shikohen nga ky këndvështrim. Mendoj se pas ligjit vëmendje duhet t’i kushtohet reformave, reformave dhe vetëm reformave”, – deklaroi ambasadori i Francës, Kristian Timonie.
