Rasti “300”, dëshmitarët shpjegojnë procedurat e tenderit
Ka vazhduar gjykimi për rastin “300” të hapur nga PPS, me dëshmitë e të punësuarve në MPB...

Ka vazhduar gjykimi për rastin “300” të hapur nga PPS, me dëshmitë e të punësuarve në MPB, të cilët kanë qenë të përfshirë direkt apo indirekt në procedurën e furnizimit të MPB-së me 300 automjete të reja.
Dëshmitarët shpjeguan fazat përmes të cilave janë përzgjedhur makinat, bazuar në karakteristikat e kërkuara në tenderin e shpallur nga MPB në atë kohë.
Në rastin “300”, i akuzuar është Gjoko Popovski – ish-ndihmësministër në MPB, i cili, sipas PPS-së, e ka dëmtuar buxhetin e shtetit në shumë prej 453.570 eurosh. Specialja pohon se Popovski tenderin për blerje, servisim dhe për mirëmbajtje të automjeteve ua ka ndarë firmave të cilat nuk kanë pasur ofertën më të lirë.
