Maqedoni

Ligji për gjuhët, Ahmeti: Ivanov të mos hezitojë të hedh firmën

23.03.2018 19:00

Lideri i BDI-së, ndërkohë, thotë se politika duhet të jetë në shërbim të ardhmërisë...

Lideri i BDI-së, ndërkohë, thotë se politika duhet të jetë në shërbim të ardhmërisë dhe Ivanov nuk duhet të hezitojë ta dekretojë Ligjin për gjuhët, jo vetëm sepse e ka obligim kushtetues, por edhe sepse ky ligj kontribuon në pëmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit.
 
“Ligji për gjuhët është votuar e është çështje ditësh kur do të hyjë në fuqi. Zoti Ivanov e ka detyrim kushtetues që ta nënshkruajë dhe bën mirë të mos hezitojë, sepse kështu kontribuon në përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëmtë MO-së, e cila i dha fund luftës e i hapi rrugë paqes e ardhmërisë. Të gjithë përsonalitetet në vend duhet të jenë në shërbim të ardhmërisë e jo të kthimit pas”,- deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.