Sulm terrorist në Francë, vdes polici që shkëmbeu veten për një peng

24.03.2018 13:20

Autoritetet franceze kanë thënë sot se polici që ka shkëmbyer....

Autoritetet franceze kanë thënë sot se polici që ka shkëmbyer veten për një peng, ka vdekur nga plagët e marra në një sulm terrorist në jug të Francës.

Tre persona të tjerë kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur nga një person i cili dje ka shtënë me armë zjarri dhe ka marrë pengje.

Incidentin e 23 marsit, autoritetet e kanë cilësuar si sulm terrorist. Sipas tyre, sulmuesi 25 vjeçar është vrarë po ashtu, pasi policia ka arritur në një dyqan, vend në të cilin po mbaheshin pengjet në qytetin Trebes.

“Shteti ynë është përballur me një sulm terrorist”, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron në një adresim televiziv, pas pretendimeve të grupit militant, Shteti Islamik se grupi ka qenë përgjegjës për sulmin. Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb ka thënë përmes një postimi në Twitter se koloneli, Arnaud Beltrame, i cili ka shkëmbyer veten për njërin nga pengjet “ka vdekur për shtetin e tij”.  

Agjencitë e lajmeve kanë cituar personelin e sigurisë të kenë identifikuar sulmuesin si Redouane Lakdim, qytetar francez i lindur në Marok dhe e kanë cilësuar si diler të drogës me histori të krimeve të vogla.