Maqedoni

Oftamologjia, shembull në ofrimin e shërbimeve

21.07.2014 17:23

Ne nuk jemi aspak të befasuar nga vizita e ministrit dhe ekipit të tij, të cilët do të qëndrojnë gjatë kësaj jave, me qëllim që të vërtetojnë qoftë gjendjen e higjienës...

Ne nuk jemi aspak të befasuar nga vizita e ministrit dhe ekipit të tij, të cilët do të qëndrojnë gjatë kësaj jave, me qëllim që të vërtetojnë qoftë gjendjen e higjienës, punës dhe aftësive tona në Klinikë, nga shkaku se gjithmonë Klinika e Syve ka qenë shembull, ka thënë drejtori i Klinikës Oftamologjike, Ijlaz Ismaili, në ditën e parë të monitorimit të Klinikës që ai kryeson nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
 
“Gjithmonë kemi pasur kujdes të veçantë qoftë me pastërtinë e ajrit, qoftë me pastërtinë e ambientit, apo dhomave të pacientëve, vetëm e vetëm që të mos kemi komplikime të ndryshme dhe mund të jemi një nga Klinikat e para që ka futur në përdorim mjetet e reja për dezinfektim, për pastrim, apo mjetet higjienike,  gjithashtu kemi edhe dy motra të edukuara, të cilat merren, apo kanë diplomë për mbajtjen e higjienës në Klinikë dhe i kemi materialet dhe mbulesat vetëm për një përdorim”- deklaroi drejtori në Klinikën e Oftamologjisë, Iljaz Ismaili.
 
Klinika punon me aparate moderne, të cilat detektojnë shumë sëmundje të syrit, të cilat si kemi dëgjuar më parë.
 
“Këtu bëhet incizimi dhe kontrollimi i pjesës parësore të syrit. Më shpesh këtu punohet patologjia e kornesë në kapakun e syrit, në këtë kabinet më shpesh hasemi me lëndime, komplikime para dhe pas operative te sytë dhe pacientët të cilët kanë dioptri  më të komplikuar, që do të thotë se merremi me zvogëlimin e anomalisë së dioptrisë”- theksoi oftamologu, Hristian Duma.
 
Pacientët, të cilët patëm rastin t’i takojmë, thonë se janë të kënaqur me shërbimin.
 
“Jam operuar, sapo pranova edhe një gjilpërë, më mirë jam edhe prej shërbimit që ma bëjnë jam e kënaqur”, tha një paciente.
 
Drejtor Ismaili, shprehet optimist se në fund të javës do merr notë pozitive nga Ministria gjegjëse, pasi sipas tij, nuk ka ndonjë parregullsi si në higjienë, ashtu edhe në sistemin “termini im” dhe funksionimin e pagës sipas kontributit të dhënë.
 
RINA TURKESHI-SAHITI