Sindikata e pavarur e policisë, kritika minsitrit për emërim të kryeshefave, MPB: Problemet ishin grumbulluar nga e kaluara
Sindikata e Pavarur e Policisë ka akuzuar Minsitrin e Brendëshëm Oliver Spasovskin....

Sindikata e Pavarur e Policisë ka akuzuar Minsitrin e Brendëshëm Oliver Spasovskin për emrime pa shpallje të vendeve të punës.
Antonio Sanev, nga kjo sindikatë thotë se duke u shkelur Ligjit për Punë të Brendshme, punonjës pa arsim adekuat përkatësisht me arsim të mesëm emërohen si kryeshefa. Për këtë rast, Sanev thot se ka dërguar një parashtresë në sektorin e kontrollit të brendshëm.
“Kontrolli i brendshëm më informon se pas kryerjes së kontrolleve, personi kryen një vend pune në bazë të një urdhri me shkrim të Ministrit të Brendshëm. Ky është kulmi që po ndodh në MPB. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm dhe Standardeve Profesionale nuk ka kompetencë për të vepruar ndaj vendimeve të Ministrit të Brendshëm” – tha Antonio Sanev nga Sindikata e Pavarur e Policisë.
Por në një reagim me shkrim nga MPB theksojn ë se në të kaluarën minsitri I punëve të brendëshme Oliver Spasovski ka pasur disa takime me përfaqësues të sindikatës dhe mbeten të gatshëm për bashkëpunim.
“Në Minsitri janë hasur shum probleme që ishin grumbulluar nga periudha e kaluar dhe për të cilat as që ka pasur interesim që të flitet publikisht. Duke filluar nga anomalitë serioze me menaxhimin matrialo-financiar, problem të shumta në pjesën e organizimit kadrovik, prapambetje evidente infrastrukturore dhe teknike si dhe kushte katastrofale për punë”, thuhet në reagimin e MPB-së.
Nga kjo ministri thonë se gjatë muajve të kaluara janë bërë përpjekje serioze për përmirësimin e kushteve dhe standardit të zyrtarëev policorë, përfshi planin për rekonstruim të objketeve policore, në pesë prej të cilëve kanë përfunduar punimet. Poashtu ka filluar edhe furnizimi i paisjeve të kompletuara policore theksonë nga Minsitria e brendëshme. (Semra Ameti, TVM2)
