Agjencioni për “Hallall Standard”, trajnim për aplikimin e këtij standardi

24.03.2018 17:05

Agjencioni për Hallall Standard në bashkëpunim me Institutin për hulumtime Hallall “GIMDESH” nga Turqia...

Agjencioni për Hallall Standard në bashkëpunim me Institutin për hulumtime Hallall “GIMDESH” nga Turqia nën patronatin e Këshillit botëror të Hallallit Standard me seli ne Stamboll kanë organizuar trajnim me përfaqësues të kompanive të cilat në produktet e tyre aplikojnë standardin hallall. Gjithashtu në këtë trajnim u ndanë edhe çertifikata tri kompanive që kanë implementuar hallall standardet.                                        

“Në këtë trajnim të sotëm kanë marrë pjesë 21 auditorë intern nga tetë kompani të cilat kanë të implementuar standardin hallall gjatë vitit 2017 dhe njëherit bëm edhe ndarjen e çertifikatave të 3 kompanive të cilat përfundimisht kanë të implementuar standardin hallall” – tha Muhamer ef. Veseli – Drejtor i Agjencionit për Hallall Standard në Maqedoni.

“Gjatë këtij trajnimi ne biseduam për rëndësinë e zbatimit të dispozitave të Hallall Sistemit poashtu dhe për vet rëndësinë për çertifikimin e Hallall Sistemit. Poashtu ne biseduam për pikën kritike që ka të bëjë me aditivët e ushqimit, poashtu biseduam edhe për Hallall pikat kritike në vet teknologjinë e industrisë ushqimore, poashtu edhe për Hallall pikat kritike por tani në sektorin e kozmetikës dhe industrisë farmaceutike” – u shpreh Dr. Majed Alhariri, Koordinator i Hulumtimit dhe Zhvillimit në GIMDESH.                                                                                                                                                       

Në Maqedoni janë aktive 49 kompani të cilat implementojnë Hallall Standardet.Nga Agjencioni për Hallall Standarde gjithashtu njoftojnë se janë nënshkruar edhe 72 marëveshje që kanë të bëjnë me sferën e industrisë ushqimore, industrinë e qumështit, mishit, mjaltës, prodhimit të ujit për pije, dhe fermave. (Kaltrina Maksuti, TVM2)