Mediat greke për takimin Dimitrov-Koxias, takim miqësor dhe vullnet për zgjidhje

24.03.2018 17:19

Mediat greke të cilat kanë mbuluar takimin Dimitrov-Koxias....

Mediat greke të cilat kanë mbuluar takimin Dimitrov-Koxias, kanë komentuar se se vizita ka kaluar në një atmosferë miqësore dhe se ka vullnet për të vendosur, por dallimet mbeten të pandryshuara e që i referohen Kushtetutës dhe formulimit të emrit. Poashtu sipas mediave greke "Sky" dhe "Antenna"pas takimit me ndërmjetësuesin Metju Nimic në Vjenë shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov mund ta vizitojë Athinën. 

KONTESTI PËR EMRIN, RUZHIN:PO VRAPOHEN 100 METRAT E FUNDIT

Ndërkohë ish-diplomati  Nano Ruzhin vëren gadishmëri të madhe midis palëve për ta zgjidhur kontestin dy dekadësh por ish-diplomati Risto Nikovski sheh dallime të mëdha.

“Mendoj se garuesit po i vrapojnë 100 metrat e fundit të këtij kontesti dydekatësh. Janë të qarta formulat rreth asaj se si do të jetë emri i ardhshëm i R.M-së. Gjëja e vetme që sipas mendimit tim nuk dihet janë mekanizmat e garancave e asaj që do të nënshkruhet me çka pala greke instiston që vetë akti të jetë i vërrtetuar me ndryshime kushtetuese, ndërsa për palën maqedonase ky është proces më specifik dhe më i rëndë duke pasur parasyshë se nevojitet shumicë prej dy të tretat e votave për ndryshimin e kushtetutës,unitet politike dhe konsensual gjë që është shumë vështirë në këtë çast të gjindet në R.M. Por mendoj se me teknikat diplomatike të cilat janë në disponim edhe ky proces mund të shihet në një periudhë afatgjate. P.sh fillimisht të nënshkruhet marrveshja dhe në situata më të përshtatshme të gjindet garancë kushtetuese” – u shpreh ish diplomati, Nano Ruzhin.

KONTESTI PËR EMRIN, NIKOVSKI:AKOMA KA DALLIME TË MËDHA

“Dje u bë e qartë se pozicionet e dy palëve janë larguar pafundësisht se marrëveshje praktikisht  nuk është e mundur. Megjithatë nuk duhet përjashtuar se në periudhën që është para nesh faktori ndërkombëtar i cili jashtzakonisht është i fuqishëm mund diçka të imponojnë. Do të thotë se është fakt se nëse na na lënë vetëm Maqedonia dhe Greqia nuk do të mund të merren vesh” – tha ish diplomati, Risto Nikovski.   

Takimi i radhës i Dimitrov dhe Koxias me ndërmjetësuesin Metju Nimic pritet të mbahet më 30 mars, në Vienë të Austrisë. (Naim Ramadani, TVM2)