Ligji i ri për mediat, 20 %nga vlera e përgjithshme, për mediat shqipe

24.03.2018 18:20

Propozim ligji i ri i mediave tash më ka kaluar në lexim të parë në Komisionin kuvendor të Tansportit dhe Lidhjeve....

Propozim ligji  i ri i mediave  tash më ka kaluar në lexim të parë në  Komisionin kuvendor të Tansportit dhe Lidhjeve,  ndërsa ishte sqaruar nga ana e ministrit të administratës Damjan Mançevski.

Me këtë ligj rritet transparenca gjatë zgjedhjes së kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Agjencisë,  dhe atë programor të RTVM-së në konkurs publik për të arriturat e tyre dhe përvojat. 

Është paraparë që në programin e tyre,  radiot dhe televizionet  të kenë 30 përqind program vendor  ndërsa servisi publik 40 përqind.

Sipas këtij propozim ligji financimi i MRTV së, Agjencise për shërbime audiovizuele dhe Radiodifuzionit do arrijë  në vlerën nga 0.7 deri në 1 përqind nga buxheti shtetëror,ndërsa 1 përqindshi do jetë  i rregull nga viti 2021.

RTVM do te funksionoje me dy servise programore një kanal në gjuhën maqedone, një në gjuhën shqipe dhe një për nacionalitetet tjera.

Detajet tjera nga ky propozim ligj pritet të kuptohen gjate hapjes se debatit publik per kete ligj ne kuader te Komisionit per zedhje dhe emrime. 

Lidhur me  propozim ligjin e ri per mediat, gazetari Lirim  Dullovi  thotë se  janë  paraparë mjete shtesë prej 20%  nga shuma e përgjithshme e mjeteve  të cilat do të shkojnë  mediat në gjuhën shqipe, perfshi ketu jo vetem mediat elektronike por dhe ato te shkruara.

“Sipas të gjitha gjasave duke pasur parasysh se të gjitha mediat e komuniteteve joshumicë  janë vetëm në gjuhën shqipe mund të themi se jemi të kënaqur me këtë formulë prej njëzet përqind plus nga kjo kategori e parë ku do marim pjesë sipas tirazhit që kemi në krahasim me gazetat tjera” – tha përfaqësuesi i shoqatës së mediave të shkruara, Lirim Dullovi.

Shoqata e mediave të shkruara kërkojnë  nga Qeveria të stimulojë mediat e shkruara me ndihmë financiare për të mbuluar gjysmën e shpenzimeve për shtypjen  dhe distribuimin e gazetave.

Që shpalljet në institucionet shtetërore të bëhen sipas tirazhit të  lexueshmërisë së medias së shkruar dhe të ketë lehtësime të politikave tatimore të Marketingut nga 18 në 5 përqind në mënyrë që të stimulohem mediat e shtypura. Kërkesa e tyre është që kjo listë të inkorprorohet në kuadër të ligjit për media.

“Sipas analizava tona ajo shumë nuk do tejkalonte 1 milion euro,dhe aty bëjnë pjesë 13 gazeta dhe kjo  ndihmë në këtë vlerë ka qenë e mundësuar nga qeveritë e kaluara deri në vitin 2005 ,dhe mendojmë se në krahasim me vitin 2005 nevojat për një ndihmë të tillë tani është edhe më e madhe duke pasur parasysh zhvillimin e mediave digjitale” – shprehet përfaqësuesi i shoqatës së mediave të shkruara, Lirim Dullovi.

Zyrtaret dhe perpiluesit thonë që ligji i ri per mediat do te siguroje financim te sigurte per mediat si dhe per Servisin Publik, pavaresi me te madhe ne punen e gazetareve, dhe  me këtë do te rritet akoma me shume edhe transparenca mediatike. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)