Ekonomi
Thellohet bashkëpunimi ekonomik me Hungarinë
21.07.2014 17:26
Me mbështetjen e Qeverisë dhe Agjencisë së Investimeve të Hungarisë, sot në Shkup u hap “Dhoma hungareze kombëtare, tregtare”...
Me mbështetjen e Qeverisë dhe Agjencisë së Investimeve të Hungarisë, sot në Shkup u hap “Dhoma hungareze kombëtare, tregtare”, e cila ka për qëllim të përforcojë bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë dhe Hungarisë, t’i lehtësojë kontaktet ndërmjet kompanive dhe të rriten investimet e aferistëve në këto dy vende. Kjo dhomë është e para e këtij lloji në Ballkan dhe në fillim do të fokusohet në eksportin e produkteve konkurruese.
“Me këtë bëjmë një hap më tej për kompanitë dhe aferistët e ndryshëm, të cilët punojnë në Republikën e Maqedonisë dhe të Hungarisë, për shkëmbimin tregtarë mes dy vendeve. Me hapjen e kësaj shtëpie, të gjithë kompanitë të cilat kanë interes të investojnë në Republikën e Hungarisë, ose ata të tjerët në Republikën e Maqedonisë, do të mund të lidhin dhe gjejnë kontakte dhe do të mund të drejtohen në këtë shtëpi nacionale, tregtare me projekte të tyre të ndryshme dhe mendojmë se kjo do të japë efekt pozitiv në ngritjen ekonomike mes dy vendeve”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
“Qeveria e Hungarisë, u obligua të punojë në avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Maqedoninë. Në strategjinë tonë, ky Shtet ka vend të theksuar dhe konsiderohet si partner jashtëzakonisht i rëndësishëm”- theksoi zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Petar Sjarto.
Ndërkohë edhe shefi i Diplomacisë, Nikolla Popovski, vlerësoi se hapja e dhomës tregtare hungareze është vetëm një konfirmim për marrëdhënie të mira mes dy vendeve.
"Jam i bindur që ky vendim i mençur i Qeverisë hungareze që të hapë “Dhomë Tregtare” në Shkup, do t'i intensifikojë biznes-kontaktet dhe do t'i përforcojë marrëdhëniet e vendosura mes bashkësive të biznesit"- potencoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.
Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Hungarisë, për tre vitet e fundit është prej 58 milion deri më 64 milion dollarë, me tendencë që në të ardhmen kjo shumë të dyfishohet në 100 milion dollarë.
REXHEP QAMILI
