Fëmijët me autizëm, Sefa: S`kanë sa duhet mbështetje institucionale

24.03.2018 19:53

Fëmijët me autizëm nuk gëzojnë mbështetje të mjaftueshme institucionale....

Fëmijët me autizëm nuk gëzojnë  mbështetje  të mjaftueshme  institucionale, shprehen për TVM2 nga shoqata e fëmijëmve me autizëm, Savant 2018.

Nga kjo shoqatë shprehin brengosjen se përskaj fëmijës me simptoma të autizmit, janë pikërisht  prindërit  ato të cilët më së shumti vuajnë,  në procesi i diagnostikimit të sëmundjes me vonesë, e të mos flasim madje për  lajmin e hidhur se fëmija I tyre do të shoqërohet për një kohë të gjatë apo edhe gjithë jetën  me një problematikë të këtillë.

Edhe ato pak Qendra që egzistojnë për trajtimin e këtyre fëmijëve në nivel shtetëror nuk i përmbushin kriteret e nevojshme, ankohet kryetarja e shoqatës Hatixhe Sefa, e cila përkujdeset për fëmijët me autizëm.

Sefa më tej shton se prindërit  detyrohen të paguajnë privat  për të siguruar defektolog,logopet ose psikoterapeut.

“Ajo për të cilën vuajnë më shumë prindërit është fakti që nuk kanë ndonjë mbështetje institucioanale. Me ligjin e inkluzionit do të thotë që  fëmijët me autizëm mund të ndjekin mësimin në shkollat publike por kjo nuk është zgjidhje sepse nëse një fëmijë duhet të ndjek mësimin në shkollë publike, ai duhet të jetë i shoqëruar nga psikolog,  defektolog ose logoped i cili do ti qënrojë si hije pas atij për të përvetësuar matrialet e procesit edukativo-arsimor. E kemi parë nga afër dhe e dimë qendrën në Fushën e Tophanës, nëse une do të isha prindër i një fëmiu me autizëm nuk do ta kisha marrë hapim ta dërgoj aty sepse nuk i përmbush kushtet për trajtim të këtyre fëmijëve.  Është një qendër mjaft e vjetëruar dhe aspak e mirëmbajtur” – tha Hatixhe Sefa nga Shoqata për Fëmijë me Autizëm “Savant 2018”.

FËMIJËT ME AUTIZËM, CAROVSKA: CILËSIA E SHËRBIMEVE LË PËR TË DËSHIRUAR

Ministrja e Politikës Sociale Mila Carovska, e pranon që është vetëm një qendër për trajtimin e këtyre rasteve,  dhe  si e tillë nuk i plotëson  as për së afërmi  kushtet elementare,  për të vepruar.  Ajo thotë  se në këtë institucion përvec mungesës së kushteve ka mungesë të kuadrit professional.

“MPPS- për momentin ka qendër për fëmijet  me autizëm e cila ndodhet në lagjen Tophanë, si qendër ditore për kujdesin e këtyre fëmijëve të cilët prindërit i lënë aty njëlloj si ne në kopshte ku po  punohet për rehabilitimin e tyre.  Por cilësia  e shërbimeve të cilat ofrohen aty nuk është në nivelin e duhur.  Flas si ministre sepse këtë e kemi bartur nga Qeveria e kaluar. Pse kjo është kështu, sepse nuk kemi kuadër të mjaftueshëm  të profesionisteve të specializuar në Maqedoni, si defektolog,  psikoterapeute apo logoped” – tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Carovksa  tha se dikasteri të cilin po e menaxhon ajo në bashkëpunim edhe me ambasadën e SHBA-ve në Shkup, është duke përgatitur  projektin  për ndërtimin e Qendrës së re Shëndetësore- Sociale  në të njejtin lokacion brenda një afati prej 18 muajsh.

Sipas ministres Carovska projekti, parashikon ndërtimin e një objekti I cili do ti plotësojë të gjitha standardet evropiane dhe do të jetë  i pari në Maqedoni me karakter rajonal, ku do të bëhet diagnostikimi, trajtimi,   si dhe  qëndrim ditorë për kujdesin e këtyre fëmijëve.

Ndryshe  tek fëmijët me autizëm, shfaqen  shenja të tërheqjes diku në skaj të dhomës, si mungesë e dëshirës  për tu shoqëruar dhe socializuar  apo edhe të kundërtën, mund ta shohim si fëmijë  hiper aktiv por pa vëmendje se cfar ndodh për’rreth.

Disa fëmijë me autizëm ndodh që asnjëher të mos e zhvillojnë aftësinë e të folurit, por ka dhe raste  kur edhe pse përvetësohet shprehia e të folurit,  kanë crregullime të tjera. Psikoterapeutet thonë se  se në lojën e tyre ata shpesh manifestojmë sjellje të ndryshme nga fëmijët  tjerë, siç mund të jetë  rrotullimi i duarve përpara syve, si dhe lëvizje apo kërcime jo normale krahasuar   me fëmijët e tjerë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)