Greqia, mbulohet nga pluhuri saharian
25.03.2018 12:52
Greqia është mbuluar nga pluhuri që vjen nga Shkretëtira e Saharasë...

Greqia është mbuluar nga pluhuri që vjen nga Shkretëtira e Saharasë, prandaj situata është alarmante sa i përket cilësisë së ajrit.
Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik grek, niveli i mikogrimcave në ajër është më i larti që Greqia ka patur në 10 vitet e fundit.
Bëhet fjalë për 500 mikrogramë për një metër kub, nivel aq i lartë mikrogrimcash sa ka bllokuar dhe futjen e rrezeve të diellit në shumë zona të Greqisë. Banorët kanë vendosur maska për të pastruar sa të munden frymëmarrjen.
