BE-Turqi, samit apo matje forcash në Varnan bullgare?
Klimë e acartë në marrëdhëniet e BE me Turqinë....

Klimë e acartë në marrëdhëniet e BE me Turqinë, para samitit të së hënës në Bullgari, ku si Ankaraja ashtu edhe Brukseli e Berlini kanë shprehur qëndrimet e tyre se duan të flasin për të drejtat e njeriut dhe operacionet ushtarake.
Në Bullgari udhëtojnë si kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk ashtu edhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker për të folur me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Turqia rrezikon lehtësimin e vizave për qytetarët e saj në BE dhe këstin 3 miliardë euro nga marrëveshja e refugjatëve. Megjithse marrëveshjen për refugjatët, kancelarja Merkel e mbrojti në Bundestag.
Në BE megjithate egziston frika se një Turqi me shpatulla pas muri mund të hapë kufijtë me pasoja të paparashikueshme për BE-në. Sevim Dagdelen, deputete e së Majtës në Bundestag thotë se „kjo është një legjendë, që po justifikon faktin që të mos ushtrohet presion ndaj Turqisë.
BE e humb besueshmërinë, kur kërkon nga njëra respektimin e parimeve dhe ana tjetër nuk ndërmerr asgjë, veç deklaratave. Sipas sajë „Samiti as nuk duhej të zhvillohej".
